Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen “Finalissimo” mes Italisë dhe Argjentinës.
Kampionët e Copa America janë në avantazh 0:1 ndaj kampionëve të Evropës në stadiumin “Wembley” në Londër.
Golin e parë që e shënoi Lautaro Martinez.Martinez realizoi në minutën e 28-të me ndihmën edhe të Lionel Messit që luajti rolin e asistuesit.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi edhe Di Maria, ndërsa Martinez asistoi.
Dyja ekipet përfaqësuese kishin raste të tyre në 45 minutat e para, megjithatë ata që po avancojnë janë argjentinasit.