Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, u nervozua pas zëvendësimit kundër Genoas.
Morata ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe kështu Massimiliano Allegri e largoi atë menjëherë nga loja.
Morata më pas pati një komunikim të ashpër me menaxherin e tij teksa ai po shkonte drejt pankinës. Sipas mediave italiane, trajneri i Juventusit, Allegri i tha Moratas që të heshte dhe të ulej.
Morata, i cili ka shënuar vetëm një gol në 11 ndeshjet e tij të fundit në Serie A, shpërtheu kur Allegri u përpoq ta përqafonte.
Dyshja nisën të debatonin në publik përpara se Morata të dëbohej në pankinë. Mikrofonat në brendësi të stadiumit Allianz e kapën Allegrin duke i thënë Moratas: “Ti ke bërë një faull, duhet ta mbyllësh gojën!”
Sulmuesi spanjoll është kundërpërgjigjur duke thënë: “Çfarë kam bërë?!”
Ja momenti:
Morata ile Allegri birbirine girdi söyleyin juve ile arası iyi olan ali koç a morata yı alsın .. pic.twitter.com/1DoyA1NfvO
— St. Lightning (@VizyonsuzAli) December 5, 2021