Liverpooli ka regjistruar fitore në javën e 18-të në Premierligë, që njëherit është edhe fitorja e katërt radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sonte shënoi fitore kundër Leicester Cityt.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultatin 2:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e pestë, pas golit të shënuar nga Kiernan Dewsbury-Hall.
Megjithatë, “Të Kuqtë” rikthyen gjithçka brenda pjesës së parë. Në fakt, të dy golat e fitores erdhën si “dhuratë” për vendasit nga Wout Faes.
Mbrojtësi belg shënoi dy autogola, në minutat 38 dhe 45 për t’ia dhuruar kështu fitoren skuadrës nga Mersyeside.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Leicesteri është i 13-ti me 17 pikë.