Padyshim se njëri nga mbrojtësit më të dallur këtë edicion në Superligën e Kosovës ishte Ardian Cuculi i Dritës, i cili me paraqitjet e tij kishte bërë bujë të madhe duke lënë “gjurmë” në Superligë, në sezonin e tij të parë.
Në një intervistë për mediumin shqiptar “Fax News”, Cuculi ka treguar se si nuk kishte arritur të kalonte në Serie A edhe pse kishte marrë një ofertë nga atje.
“Para dy vite më erdhi një ofertë nga Serie A por nuk u bë për arsye të pasaportës, dhe në momentet kur doja të hipja në aeroplan dështoi e gjitha dhe ky ishte pengu më i madh pasi do të mund të ishte një hap i madh për mua në karrierë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Shkëndijës.
Kujtojmë se Cuculi me Dritën këtë sezon e fitoi titullin e kampionit në Superligë.