Një natë feste e nostalgjike do të jetë sonte për futbollistin shqiptar Përparim Hetemaj.
Ai do t’i jep fund karrierës së tij aktive në skuadrën finlandeze HJK.
HJK luan sonte në Ligën e Konferencës kundër skuadrës Aberdeen nga ora 18:45.
Përveç atmosferës festive, sigurisht do të jetë moment i vështirë për Hetemajn që më nuk zbret në fushë si lojtar aktiv.
Gjithsesi e veçantë do të jetë edhe për gjyqtarët kosovarë që do ta ndajnë drejtësinë në këtë takim.
Genc Nuza është titullar ndërsa do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.