Dustin Poirier mposhti Dan Hooker me vendim unanim të gjyqatarëve në UFC ESPN 12, transmeton Insporti.
Të dy luftëtarët fituan 50,000$ shtesë pasi meçi i tyre u shpall “Lufta e Natës”, sipas Steve Marrocco të “MMA Fighting”.
Dustin Poirieri, i renditur i treti në klasifikim të përgjithshme, u ndesh ndaj Dan Hooker, i cili është i pesti për 25 minuta luftë brutale në Oktagon.
"Whew, that was a fun one."
We feel the same way ? #UFCVegas4 (via @DustinPoirier) pic.twitter.com/dqmPWoKJ6R
— ESPN MMA (@espnmma) June 28, 2020
“The Diamond” konfirmoi në rrjetin social Instagram, se ai dhe Hooker do të kalonin natën në spital, me Porier që kishte syrin e majtë gati të mbyllur plotësisht nga goditjet e shumta.
Ishte kjo fitorja e 18-të për Dustin Poirier në histori të UFC-ës.
Khabib Nurmagomedov uroi këtë të fundit për ndeshjen e fituar duke e cilësuar si “një luftë fantastike”.