Mbi 8 milionë euro të ardhura nga shitja e biletave, “San Siro” “ndizet” flakë para duelit me Napolin në Champions

Në “San Siro” mbrëmjen e sotme do të luhe tnjë përballjet “titanësh”, teksa përballë njëra-tjetrës do të vihen Milan dhe Napoli.

Ky takim është i vlefshëm për çerekfinalen e Champions League dhe do të startojë në orën 21:00.

Sipas “Gazzetta dello Sport” stadiumi do të rpesë 75 mijë tifozë, teksa shkallët e stadiumit do të jetë të mbushura. Klubi kuqezi nuk nxori bileta falas, por uli paksa çmimin e tyre. Në sfidën me Tottenham të pranishëm ishin 74.320 tifozë, ku fituan plot 9 milionë e 133 mijë euro vetëm nga shitja e biletave.

Ndërsa sot gjithashtu fitimet nga biletat pritet të tejkalojnë 8 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *