Mbi 20 mijë tifozë shqiptarë priten të jenë nesër në stadium për takimin Shqipëri – Kroaci

Kombëtarja e Shqipërisë nesër përballet me Kroacinë në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B të Kampionatit Evropian, EURO2024.

Kjo ndeshje luhet nesër në Hamburg me fillim nga ora 15:00.

Nga tabori kundërshtar kanë konfirmuar se mbi 20 mijë shqiptarë kanë blerë biletat për takimin e nesërm.

“Më shumë se 20 mijë bileta janë blerë nga tifozët nga Shqipëria. Do të ketë një numër të barabartë të tifozëve tanë dhe tifozëve të tyre në tribuna”, tha Mirko Bebek, president i shoqatës së tifozëve kroatë për mediat e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *