Juventusi është duke u përgatitur që të përdor Cristiano Ronaldon në ofertën e tyre për yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez ka refuzuar bisedimet e fundit me klubin parisien për të vazhduar kontratë dhe pritet që këta të fundit të shesin atë në verën e vitit 2021.
Liverpooli dhe Real Madridi janë po ashtu të interesuar për transferimin e 21-vjeçarit, por Tuttosport raporton se “Zonja e Vjetër” është duke i prirë garës.
Kampioni i ligës italiane beson se përfshirja e Ronaldos në ofertën 400 milionë euro, të bindë PSG-në që të shesë atë në verën e ardhshme.
Në mega shumën e ofruar, do të përfshihet edhe paga e lojtarit, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë do të kalojë në kryeqytetin francez.
Portugezi është shumë i pëlqyer te presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khealifi, derisa 35-vjeçari ka destinacione edhe të tjera nëse largohet nga Juve.
Si Mbappes, ashtu edhe Ronaldos i përfundon kontrata në vitin 2022, duke i dhënë mundësi Juventusit që të hyjë në bisedime me klubin nga Ligue 1.