Ylli i Francës, Kylian Mbappe ndoshta ishte shkaktari i eliminimit nga Zvicra.
Mbappe dështoi të shënonte nga penalltia dhe shkaku i saj humbën duke u eliminuar nga “Euro 2020”.
Pas ndeshjes, francezi kërkoi falje pas penalltisë së humbur, derisa i falënderoi tifozët për mbështetjen.
“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por e humba. Për t’u qetësuar do jetë e vështirë, por fatkeqësisht ky është sporti”.
“Tifozët do jenë zhgënjyes, por edhe do t’i falënderoja për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te na”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Federata e Francës tani është duke shikuar mundësinë e shkarkimit të Didier Deschamps dhe zëvendësimin me Zinedine Zidane.