Kylian Mbappe ka folur rreth transferimit të Messit në Paris Saint-Germain këtë verë dhe pranoi se nuk kishte pritur që të luante përkrah argjentinasit kurrë në karrierën e tij.
Francezi gjithashtu e bëri të qartë se nuk do ta kishte problem të vraponte më shumë për t’i dhënë ca sekonda pushim Messit dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët të jenë të freskët në momentet kruciale.
Nuk e pata imagjinuar kurrë që Messi do të vinte këtu. Ai është njëri nga pak lojtarët që e mendoja të pamundur të luaja së bashku. Nuk besoja se do të largohej ndonjëherë nga Barcelona. Kur e ke Messin në ekip, e di se duhet të bëjë më pak për të qenë më i kthjellët për të shënuar. Nuk ka problem, ka një hierarki. Unë pranoj të vrapoj kur Messi ecën. Nuk ka problem. Ai është Messi, gjithsesi”, tha Mbappe.
Reprezentuesi francez gjithashtu e pranoi sherrin e vogël me Neymarin gjatë fitores 2:0 të PSG-së ndaj Montpellier në shtator.