Mbappe i bërtet Hakimit për pasim jo të saktë ndaj tij, në një video nga zhveshtorja

Kylian Mbappe kritikoi bashkëlojtarin e tij në Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, për një pasim të dobët në një aksion të jashtëzakonshëm të pjesës së parë.

Pamjet, të cilat mendohet të jenë nga sezoni i kaluar, tregon Hakimin duke kërkuar falje për pasim të gabuar, teksa tentoi që topin t’ia gjuante Mbappes.

Mbappe më pas pranoi t’i shtrëngonte duart me të, por nuk e pranoi kërkimfaljen, duke thënë: “Nuk mjafton të kesh keqardhje”.

Mbappe është kritikuar shumë për qasjen ndaj kolegëve të tij, me atë dhe Neymar që patën një mosmarrëveshje për ekzekutimin e një penallte, kundër Lille, raporton Sportbible.

Mbappe gjithashtu u vu re i inatosur dhe duke refuzuar të vraponte në një kundërsulm, pasi nuk iu pasua topi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *