Paris Saint-Germain raportohet se është duke kërkuar transferimin e Mohamed Salahut.
Sulmuesi egjiptian shihet si zëvendësues i Kylin Mbappes, i cili pritet të largohet gjatë verës nga kampioni në fuqi francez.
“Le Parisien” shkruan se Salah pëlqehet nga klubi francez, teksa Liverpooli e vlerëson lojtarin me 80 milionë euro.
29-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor të vitit 2023.
Image
Kurse Kylian Mbappes i skadon kontrata më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e tyre gjatë afatit kalimtar të verës.