Mauricio Pochettino, trajneri i ri i Chelseat

Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelseat.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, “Blutë” tani janë të vendosur për të emëruar argjentinasin si trajner të ri, pasi marrëveshja e plotë është e arritur.

Pochettino thuhet se ka pranuar të gjitha kushtet e një marrëveshjeje afatgjate, që do të nënshkruhet së shpejti pas negociatave shumë të avancuara që nga prilli.

51-vjeçari do të nënshkruajë kontratë në ditët në vijim, por ai do të fillojë këtë kapitull të ri të Chelsea në qershor, jo tani – pasi Frank Lampard do të vazhdojë si trajner i përkohshëm.

Poch do të sjellë njerëzit e tij për të kompletuar stafin. Ai do të diskutojë strategjinë e transferimeve me klubin menjëherë.

Mauricio Pochettino është pa skuadër që nga vera e kaluar, kur u shkarkua nga Paris Saint-Germaini.

Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe Tottenham Hotspur, Southampton e Espanyol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *