Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është arrestuar për falsifikimin e një patente dhe është dënuar për këtë akt.
Katër muaj heqje lirie dhe 1920 euro gjobë për drejtimin e një makine me patentë të falsifikuar.
Gjithsesi ky akt është pezulluar nga gjyqtari i çështjes, i cili ka dhënë vendimin se Bardhi nuk do të duhet të shkoj në burg, nëse nuk kryen qoftë dhe një krim për dy vite.
Bardhi u përgjua nga agjentët e policisë, të cilët verifikuan se në datën 5 prill 2021, aipo drejtonte makinën e tij me një patentë false.