Masat e reja: Ndeshjet e Kupës së Kosovës luhen me tifozë

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kundër pandemisë COVID-19.

Institucioni i vendit ka marrë vendim për lehtësimin e masave që i bie edhe aktivitetet sportive do të zhvillohen me tifozë me kapacitete të kufizuara.

Dy javë më parë Qeveria kishte ndalur tifozët të jenë prezentë në ndeshjet që zhvillohen në hapësira të mbyllura dhe të jashtme, por me masat e reja ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll që luhet këtë fundjavë zhvillohen me praninë e tifozëve me kapacitet prej 30 përqind.

“Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.

Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë.

Në ambientet e brendshme lejohen tifozët deri në 10 % të kapacitetit të palestrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *