Martinez flet për gjendjen e Hazardit dhe De Bruynes

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez pas fitores ndaj Portugalisë ka folur rreth lëndimeve të dy futbollistëve kryesor të skuadrës, Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne, të cilët u lënduan në ndeshjen e mbrëmshme.

“Është herët të themi sesi janë ata. Kevin ka problem me nyjën, ai nuk mundi të luajë në pjesën e dytë. Edeni ka telashe me muskulin, por duhet të presim për diagnozat”, tha Martinez.

De Bruyne nuk mundi të durojë më shumë se tre minuta në pjesën e dyte, para se të zëvendësohej, pas një ndërhyrjeje të ashpër që u bë ndaj tij.

Hazardi e tërhoqi muskulin kah fundi i ndeshjes dhe kërkoi zëvendësim.

Martinez nuk mundi të garantojë nëse kjo dyshe do të mungojë apo do të luajë në takimin e të premtes në Munih, edhe pse lëndimi i Hazardit duket më i rëndë sesa i De Bruynes.

Belgjika u kualifikua në çerekfinale pas fitores 1:0 me golin e Thorgan Hazardit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *