Martinez “çmendet” pas kartonit të kuq, do të mungojë ndaj Milanit dhe Lazios?

Skuadra e Inter ka bërë një tjetër hap të gabuar në luftën për titullin e kampionitë në Serie A.

Lojtarët e Antonio Conte kanë lëshuar pikë para tifozëve të tyre, duke luajtur baras 1:1 me Cagliarin

Inter kaloi në epërsi pas 29’ minutave lojë. 

Debutuesi Ashley Young dha një asistim për Lautaro Martinez, i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:0.

Por, ‘Zikaltrit’ nuk ishin të aftë ta ruajnë këtë epërsi deri në fundin e takimit. 

Ndonëse kishin disa raste për të dyfishuar epërsinë, Inter nuk e bëri një gjë të tillë.

Cagliari reaguan me anë të Radja Nainggolan, i cili shënoi në minutën e 78’, me një goditje që u devijua edhe nga Bastoni dhe sfida u mbyll 1:1.

Lautaro Martinez u ndëshkua me të kuq në fund dhe pritet të mungojë në dy ndeshjet shumë të vështira, fillimisht në derbin ndaj Milanit e pastaj me Lazion në udhëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *