Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli ka thënë që Manchester United asnjëherë nuk e ka dashur, pavarësisht që ishte katër herë në prova.
20-vjeçari është një ndër talentët më të çmuar te Arsenal që nga qershori i vitit 2019 dhe ka bërë 70 paraqitje në të gjitha garat me 16 gola dhe nëntë asistime në proces.
Martinelli ka qenë titullar te skuadra e Artetas këtë sezon duke zhvilluar 22 paraqitje dhe shënuar katër gola plus kontribuar me tre asistime.
Braziliani ka zbuluar se ka qenë katër herë në prova te Man United, por “Djajtë e Kuq” asnjëherë nuk shfaqen interesim.
“Aktualisht kisha katër prova te Man United kur isha në moshën 13, 14, 15 dhe 16. Kjo ishte në stërvitjen e Manchesterit, ku luajta në grupin e njëjtë si Mason Greenwood dhe Brandon Williams dhe takova lojtarët e ekipit të parë, si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Wayne Rooney dhe Patrice Evra”.
“Kurrë nuk kishte një moment, ku menduan që të më transferojnë. Por, më dha shije dhe mundësi të adaptohem më lehtë sepse kisha eksperiencë në Angli. Pas atyre provave, gjithmonë besova në vetë. Në mendjen time gjithmonë është unë mund ta bëj”.
Kontrata e Martinellit me Arsenalin skadon në vitin 2024, por klubi londinez kanë opsionin që t’ia rinovojnë kontratën edhe për një vit.