Në elitën e futbollit grek është bërë e modës që disa ndeshje, sidomos ata derbi, të gjykohen nga arbitra të huaj. E tillë ishte e vendosur edhe për superndeshjen AEK-Aris, e vlefshme për vendet e para dhe titullin.
Dhe për gjykimin e kësaj ndeshjeje janë përzgjedhur arbitra polakë: Pawel Raczkoëski, së bashku me ndihmësit e tij, Radoslav Siecka, Adam Kupsik dhe Krzysztof Jakubik (VAR).
Por ajo që ka bërë shumë përshtypje ishte se ata kur kanë zbritur aeroportin e Athinës ishin të dehur. Veprimi i gjyqtarëve polakë ka shkaktuar polemika dhe kritika të shumta, sidomos nga ana e tifozëve.
AEK-u ndan vendin e parë me Panathinaikos, ndërsa skuadra nga Selaniku renditet në vendin e pestë. Nuk dihet ende se kush do ta gjykojë ndeshje, që starton në orën 17:00.