Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, ka refuzuar të diskutojë objektivin e raportuar të transferimit të klubit, Erling Haaland .
DailyMail raportoi të hënën mbrëma se Manchester City ka arritur një marrëveshje për transferimin e Erling Haaland, me një marrëveshje që thuhet se do të thyejë rekordin sa i përket shumës që do përfitojë norvegjezi te “Qytetarët”.
Sipas asaj që u raportua, Haaland do të përfitonte rreth 500 mijë funte në javë te Manchester City.
Rreth marrëveshjes së mundshme të Cityt me sulmuesin norvegjez u pyet edhe trajneri, Pep Guardiola.
Guardiola u përgjigj shkurtimisht: “Nuk ka përgjigje për pyetjen tuaj”.
Guardiola më pas iu kërkua të jepte mendimin e tij për 21-vjeçarin, por pretendoi se ai nuk kishte kohë për të shqyrtuar planet e verës të skuadrës së tij.
“Nuk e kam shqetësimin apo këtë punë në kokën time tani për të menduar se çfarë do të ndodhë në këtë klub sezonin e ardhshëm”, ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp.
“Ne po luajmë me sulmues të mirë këtë sezon”, tha ai. “Pra, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është sezoni i ardhshëm kështu që nuk do të flas”.
“Ju e dini që unë kam ardhur me të për një kohë të gjatë, për shumë vite dhe nuk kam folur kurrë për merkatot e transferimeve, veçanërisht kur ne jemi duke luajtur për gjëra të pabesueshme ende këtë sezon”.