Marcelo pritet që të bëhet shumë shpejt me skuadër të re.
Mbrojtësi brazilian është futbollist i lirë që nga 1 korriku i këtij viti, kur edhe i skadoi kontrata e tij me Real Madridin.
Pavarësisht se raportohej se për të kanë shprehur interesim disa klube të njohura evropiane, Marcelo pritet që karrierën ta vazhdojë në Greqi.
“El Chiringuito” ka raportuar këtë të premte se 34-vjeçari është afër nënshkrimit me Olympiacosin.
Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët në vijim.
Ndërkohë, Olympaciosi do të duhet të shpallin listën për garat në Ligën e Evropës deri në orën 01:00 të mëngjesit të së shtunës.