Marca: Dribluesi më i mirë në Evropës është Edon Zhegrova

As Mbappé, as Vinicius, as Rafael Leao… Dribleri më i mirë në Evropë mbi 23 vjeç është Edon Zhegrova, raporton Marca.

Të paktën kështu thotë ‘Indeksi’ i përgatitur së bashku nga ‘Wyscout’ dhe ‘CIES Football Observatory’ mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore.

Anësori i majtë i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1.

Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36% . Reprezentuesi kosovar shkëlqeu në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Monakos (2-0).

Golat e Diakité dhe Ivan Cavaleiro “lindën” nga këpucët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *