Hellas Verona ka qenë tepër aktive këtë muaj dhe tani po mendon të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin e Romës, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi shqiptar është produkt i sistemit të të rinjve të kësaj skaudre dhe bëri 28 paraqitje për ekipin e parë përpara se të shkonte te Roma, në shtator 2020.
Kumbulla humbi mbi 250 ditë aksion gjatë vitit të kaluar për shkak të një këputjeje të ligamentit, duke u rikthyer vetëm në fillim të këtij muaji. Kontrata e tij me Romën skadon për 18 muaj dhe nuk duket se do të rinovohet në këtë fazë.
Siç raportohet nga TMW , Verona po kërkon të sjellë disa përforcime pasi ka lënë tetë lojtarë të largohen këtë muaj dhe kanë filluar të mendojnë për një lëvizje huazimi për Kumbullën.