Maqedonia shtyen për të shtunën listën kundër Kosovës

Trajneri Igor Angelovski ka vendosur që këtë ta shtyejë për ditën e shtunë, raportojnë mediet në Maqedoni, përcjell lajmi.net.

E gjitha kjo thuhet të jetë bërë shkaku i COVID-19, dhe ardhjes së futbollistëve për t’iu bashkuar ekipit kombëtar.

Te Maqedonia kishte frikë për Goran Pandev, pas rasteve me COVID-19 të shfaqura te Genoa.

Reprezentuesi maqedonas ka dalë negativ në të dy testimet te Genoa, dhe do të jetë pjesë e ekipit kombëtar në ndeshjen kundër Kosovës.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet më 8 tetor në Shkup, me fituesin që kalon në finale të Play Off të Ligës së Kombeve, përmes së cilës kërkohet një vend që dërgon në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *