Vedat Muriqi tashmë është zyrtare që do të mungojë në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut, lajm ky që e ka gëzuar skuadrën maqedone.
Kosova këtë të enjte do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo që zhvillohet në Shkup.
“Përfundimisht Muriqi nuk do të luajë, një humbje e madhe për Kosovën. Sipas të gjitha gjasave atë do ta zëvendësojë Nuhiu, një lojtar i fortë dhe i mirë në lojën në ajër, por shumë i ngadaltë”, ka shkruar Federata e Futbollit e Maqedonisë.