Maqedonia e Veriut ka arritur ta fitojë medaljen e parë olimpike pas pritjes 21 vjeçare të Maqedonisë.
Është Dejan Georgievski ai që i ka siguruar medaljen e parë olimpike. Georgievski në disiplinën e taekvondos, kaloi në finale të këtij eventi sportive në Lojrat Olimpike në Tokio, pasi që në gjysmëfinale mundi sportistin nga Korea e Jugut, Kio Don.
Në finale, Georgievski do të përballet rusin Larin Vladisllav, i cili është favorit i parë i turneut olimpik. Dejan Georgievski ka në xhep medaljen e argjendit, ndërsa në orën 14.45 do të kërkojë medaljen e artë në Lojrat Olimpike në Tokio.