Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 8 tetor në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup më 8 tetor, ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë.
SuperSport, ka pyetur përmes adresës elektronike UEFA-s, rreth pranisë së shikuesve në këtë përballje.
“Në kushtet aktuale nuk do të lejohen shikuesit në stadium. Por vendimi mund të ndryshoj varësisht situates me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Disa javë para ndeshjes, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore, mund të merret vendim tjetër, për lejimin e tifozëve”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.
Në rast fitoreje, skuadra e Challandes pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 12 nëntor.