Sadio Mane aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit, me të cilën e mposhti Beninin 3:1.
Ndërkohë, mediat e huaja vazhdimisht po spekulojnë për të ardhmen e sulmuesit këmbëshpejtë, i cili ka vendosur të largohet nga Liveerpooli gjatë verë që po vjen.
30 vjeçari është intervistuar në “zona-mix” pas ndeshjes, ndërsa është ndalur të flasë për të ardhmen e tij.
Sulmuesi senegalez po pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian, por s’ka vendosur ende për të ardhmen.
Ndërkohë, ai e ka zbuluar megjithatë klubin e tij të zemrës.
“Si Bayerni, ashtu edhe Barcelona s’janë opsione të këqija. Por, skuadra e zemrës sime është Marseille”, ka thënë Mane.
Gjiganti bavarez thuhet se është më së afërmi për ta transferuar sulmuesin afrikan, por së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini.