Me dy golat e shënuar kundër Chelseat në javën e dytë të kampionatit anglez, ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka regjistruar një arritje personale.
Sulmuesi senegalez barazoi ish-yllin e të kuqve, Fernando Torres, përsa i përket golave të shënuar Premier Ligë.
Spanjolli dhe afrikani ndajnë të dy 65 gola të shënuar në elitën e futbollit anglez.
Torres luajti për 4 vite me Liverpuoolin, ndërsa ky është sezoni i pestë i Mane me fanellën legjendare të “The Reds”.