Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.
Sipas Fotospor dhe disa mediave në Turqi, Manchester United është vënë pas transferimit të Vedat Muriqit.
Raportohet se United e ka kontaktuar agjentin e Muriqit Haluk Canatar dhe e ka informuar atë se dëshirojnë të mbajnë bisedime me Fenerbahçen.
Canatar pritet që të baj një takim me zyrtarët nga skuadra turke. Djajtë e kuq do të përballen me garë nga skuadra tjetër e Premier ligës, Tottenham që po ashtu e kërkon Muriqin.
Dje, Turkish-Football raportoi se Tottenham kishte skaut për Muriqin në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni.
Megjithatë, Tottenham nuk ka bërë ende ofertë zyrtare.
Muriqi iu bashkua Fenerbahçen për 3.15 milionë euro nga Rizespor gjatë verës dhe ka edhe tri vite kontratë.