Manchester United në krizë, Leicesteri e turpëron

Janë mbyllur ndeshjet e pasdites në Premier Leauge për sa i përket javës së 8-të të kampionatit dhe sigurisht rezultati më surprizë është humbja 4-2 e Manchester United në fushën e Leicester.

Një ndeshje ku Ronaldo nuk ka lënë gjurmë dhe madje në fund është larguar edhe i nervozuar nga fusha. Vendosin dy golat në fund nga Vardy dhe Daka, që fusin kështu në krizë totale “Djajtë e Kuq” të cilët në tre ndeshjet e fundit të Premier koleksionuar vetëm 1 pikë.

Fiton City i Guardiola me golat e Bernardo Silva dhe De Bruyne, ndërsa heroi i Southampton është Armando Broja, që ka shënuar në pjesën e parë.

Por, futbollisti kuqezi u zëvendësua më pas në minutën e 82-të për një dëmtim dhe vendin e tij e mori Wallcot.

Barazim mes Norwich dhe Brighton ndersa Aston Villa bie brenda fushe dhe Wolves merr fitore 2-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *