Manchester United është ndalur në shtëpi nga Southamptoni në javën e 25-të të Premier League 1:1. Një rezultat që i lë Djajtë e Kuq jashtë zonës Champions në renditje.
Sancho ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 21-të, ndërsa miqtë kanë barazuar në të 48-ën me Adams. Një sfidë që pritet të shkaktojë shumë polemika për shkak të asaj që ka ndodhur në fundin e ndeshjes mes Brojës dhe Maguire.
Sulmuesi kuqezi është futur në zonën e rreptësisë pasi ka kaluar me lehtësi mbrojtësin e United dhe më pas ka pësuar faull nga ky i fundit dhe një shkelje në këmbë që është dukur e qëllimshme.
Për habinë e të gjithëve, arbitri nuk ka marrë asnjë vendim dhe as VAR nuk ka ndërhyrë.
Në anën tjetër edhe Ronaldo ka dëshpëruar pasi është ndeshja e gjashtë me radhë që nuk ka shënuar, statistikë kjo që nuk i kishte ndodhur që nga viti 2009.