“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 2 – 1.
Ishte Brighton që kaloi në epërsi përmes Welbeck (12′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pos kësaj, Unitedi në pjesën e parë nuk arriti të bëjë asnjë gjuajtje në kornizën e portës.
Mirëpo, në 45-minutëshin e dytë, Unitedi ia doli të përmbysje ndeshjen për të arkëtuar pikët e plota.
Bruno Fernandes asistoi për Bruno Fernandes për të barazuar rezultatin (62′).
Ndërsa, Mason Greenwood kompletoi përmbysjen pas asistimit të Pogbas (83′).
Me këtë fitore, Unitedi mban pozitën e dytë me 60 pikë, 14 me pak se lideri City, kurse Burnley renditët në vendin e 16-të me 32 sosh./Lajmi.net/