Manchester Unitedi ka vendosur ta shesë mesfushorin Paul Pogba.
Sipas mediave angleze drejtuesit e klubit tashmë i kanë caktuar çmimin francezit. “Djajtë e Kuq” për ta lënë të lirë Pogban po kërkojnë 75 milionë euro.
Interesim për mesfushorin francez kanë shprehur skuadra si Juventusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germani.
Pogba ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022.