Manchester United humb rekordin e jashtëzakonshëm që e ka mbajtur për më shumë se 30 vite

Manchester United ka humbur një rekord të jashtëzakonshëm pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier.

Është e sigurt të thuhet se pritshmëritë që kishin tifozët e Man United për sezonin 2023/2024 nuk u përmbushën.

Ky sezon ka qenë me të vërtetë një hap mbrapa për Unitedin, të cilët përfunduan në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier, duke regjistruar kështu pozitën më të ulët në histori të klubët.

E vetmja shpresë për ‘Djajtë e Kuq’ për të fituar trofe dhe për të siguruar një vend në Ligën e Evropës është nëse fitojnë në finale të FA Cup ndaj rivalit lokal Manchester Cityt të shtunën.

Unitedi ka fituar 18 ndeshje, ka barazuar gjashtë dhe ka pësuar 14 humbje shifra që dëshmojnë se sa e dobët ka qenë forma e ‘Djajve të Kuq’ këtë sezon. Për herë të parë që nga sezoni 1989/1990, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë përfunduar sezonin me goldallim negativ.

Ky rekord i keq në ligë tregon se Unitedi e ka humbur rekordin që e mbante për më shumë se 30 vite.

Gjatë kësaj kohe Ten Hag dhe lojtarët e tij u kritikuan ashpër për mungesën e rezultateve, ndërsa së fundmi ishte Onana ai i cili tha se tifozët duhet t’ia drejtojnë kritikat atij dhe anëtarëve më të vjetër të ekipit dhe jo lojtarëve të rinj./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *