Ka përfunduar ndeshja në ‘Old Trafford’.
Manchester United ka triumfuar bindshëm ndaj Chelsea me rezultat 4 me 1.
Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra e Erik Ten Hag, duke dominuar në çdo aspekt kundërshtarin dhe duke siguruar edhe zyrtarisht Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Casemiro, Martial, Fernandes dhe Rashford shënuan golat e fitores për Manchester United, kurse Felix shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Londra.