Manchester City triumfon me përmbysje ndaj PSG, e pret me qetësi ndeshjen e dytë

Manchester City triumfon me përmbysje ndaj PSG, e pret me qetësi ndeshjen e dytë

Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj PSG.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1 me 2.

Marquinhos shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Pochettinos, por Kevin De Bruyne dhe Ryad Madrez shënuan dy golat e fitores për skuadrën angleze.

Ishte skuadra franceze ajo që e dominoi pjesën e parë dhe kishte edhe raste të tjera shënimi, por në pjesën e dytë gjithçka ishte nën kontrollë të skuadrës së Guardiolas.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e dytë, atje ku do të mësohet edhe fati i kualifikuesit për finalen e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *