Manchester City shkruan historinë, kampion për herë të katërt me radhë

Manchester City ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së fundit të Ligës Premier për tu shpallur kampion i Anglisë për herë të katërt me radhë.

Qytetarët duke e ditur rëndësinë e takimit, nga minuta e parë filluan me sulme të shpejta drejt portës së west Ham.

Në minutën e dytë erdhi goli, kur Phil Foden me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 1-0.

Jeremy Doku dhe Rodri tentuan të shënonin nga pozicione të favorshme, por që nuk ia arritën.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë, kur sërish Foden me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës shënoi për 2-0.

Para se të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Mohammed Kudus që me një gjuajtje të bukur me gërshërë shënoi për 2-1.

Një gol që shqetësoi paksa qytetarët, pasi që epërsia e tyre u ngushtua.

Pjesa e dytë nisi me kontrollin e plotë të Man Cityt, që nuk vuan shumë dhe arritën të shënon edhe golin e tretë në ndeshje.

Rodri në minutën e 58-të me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës shënoi për 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe qytetarët festuan titullin e tyre të katërt me radhë, apo të gjashtin në shtatë vitet e fundit, duke konfirmuar dominimin e frikshëm prej ardhjes së Pep Guardiolas.

Që prej sezonit 1992/1993 kur Liga Premier mban këtë emër, asnjë klub nuk ka arritur të fitojë titullin katër herë radhazi, ndërsa më së afërti ishte Man Utd kur e fitoi dy herë nga tri herë radhazi./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *