Pep Guardiola po tenton t’i bëjë disa transferime te Manchester City në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton The Telegraph, trajneri spanjoll ka shënjestëruar dhjetë futbollistë për të rikthyer titullin e Ligës Premier sërish në Etihad.
Kalidou Koulibaly vazhdon të jetë shënjestra kryesore e Manchester Cityt, me Napolin që kërkon plot 120 milionë euro.
Në listën e Guardiolas janë edhe emra si, Ruben Dias, Pau Torres, Nathan Ake, Caglar Soyuncu, Milan Skriniar dhe Dan-Axel Zagadou.
Të gjithë mbrojtësit qendror përbëjnë listën e dëshirave të spanjollit, mirëpo vetëm njëri prej tyre mund të kalojë në radhët e skuadrës angleze.
Në listë janë edhe Jack Grealish, Sul Niguez e Ben Chilwell, si emra dytësor, por Guardiola fillimisht e sheh si primare përforcimin e fazës defanzive, më pas mesfushën. /Telegrafi/