Manchester City refuzon pjesëmarrjen në Superligën e Evropës

Manchester City konfirmoi në vitin 2021 se kishte miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi që zhvillon planet për një Super Ligë Evropiane.

Klubi sonte ka njoftuar se qëndrimi i tij nuk ndryshon dhe se nuk do t’i bashkohen asnjë projekti të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të futbollit evropian dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *