Manchester City i pabesueshëm, rezervat e Guardiolës dje vlejnë 655 milionë euro

Është mbresëlënëse vlera e stolit të rezervave të Manchester City, në startin e ndeshjes së djeshme kundër Chelsea. Ndeshje kjo, e cila “vulosi” titullin kampion të Premier League për këtë sezon.

“Kurora” mbeti sërish në kokat e lojtarëve të Pep Guardiolës, të cilët kanë gjasa të kompetojnë “tripletën”, duke qenë se janë në finalet e Ligës së Kampionëve (kundër Interit) dhe “FA Cup” (kundër Manchester United).

Duke menduar për këto dy sfida tejet të rëndësishme, trajneri spanjoll i “qytetarëve” bëri rotacion total të formacionit anti-Chelsea. Dhe fitoi 1-0 me të, duke siguruar matematikisht titullin kampion.

Mbajtja në stol, referuar vlerës së tij dhe golave që ka shënuar në këtë sezon, duke thyer çdo rekord në këtë drejtim, ishte më mahnitësja. Duke llogaritur edhe yjet e tjerë që e nisën nga pankina ndaj Chelsea, sipas të dhënave të Transfermarkt, stoli i Guardiolës vlente 655 milionë euro ditën e djeshme./noa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *