Manchester City fiton trofeun e parë të edicionit, triumfon kundër Tottenhamit në finalen e EFL Cup

Manchester City ka fituar ELF Cup pasi mposhti 1:0 në finale Tottenhamin.

“Qytetarët” u stolisën më këtë trofe falë golit të vetëm të realizuar nga mbrojtësi francez, Aymeric Laporte.

Francezi zhbllokoi rezultatin tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.

Ishte Kevin de Bruyne ai që u përkujdes ta shërbente Laporten te goli që pati vlerën e trofeut.

Kujtojmë se në gjysmëfinale, City mposhti Unitedin, ndërkohë që “Spurs” fituan pastër kundër Brentfordit.

Ky ishte trofeu i parë i edicionit për Manchester Cityn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *