Gjiganti anglez, Manchester City përfundimisht është tërhiqet nga gara për të firmosur me yllin argjentinas Lionel Messin.
Gazeta katalanase “Sport” raporton se drejtuesit e klubit anglez nuk do të bëjnë asnjë tentativë për të transferuar në Etihad Stadium, yllin argjentinas gjatë verës së ardhshme pasi Messi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij.
Joan Laporta me projektin e tij ambicioz ka bindur 6-herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë te Barça edhe për disa vite dhe pse jo ta mbyllë karrierën në Camp Nou me Messin që pas disa javësh do të hedhë edhe të bardhën mbi të zezë për të rinovuar kontratën aktuale që i skadon në verë me Barcelonën.
Sport.es zbulon se Manchester City nuk do të bëjë asnjë ofertë për yllin argjentinas por do të përqëndrojë vëmendjen te objektiva të tjerë si Haaland, Lukaku apo Mbappe që pëlqehen shumë nga Guardiola.