Manaj vendos të qëndroj te Sivasspori, pritje madhështore për sulmuesin shqiptar

Rey Manaj është bashkuar përsëri me Sivassporin dhe ai ka vendosur të qëndroi te klubi turk.

Sulmuesi shqiptar kaloi një sezon spektakolar në Superligën turke, teksa u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës (18) dhe i treti më i mirë i kampionatit pas Edin Dzekos dhe Mauro Icardit.

Ndonëse u përfol për një transferim të mundshëm drejt Serie A, deri tani duket se asgjë nuk është arritur dhe për momentin lojtari do të bashkohet me Sivassporin.

Dhe vetëm nëse do të ketë një ofertë që do jetë në leverdi të të gjitha palëve atëherë do të realizohet transferimi. Por së paku, për momentin, Manaj do të bashkohet në stërvitje me skuadrën ku “rilindi”.

Vetë sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale se do të zbarkonte mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Sivasit. Tifozët ishin kujdesur për t’i bërë një pritje speciale, për të nderuar si duhej “yllin” e skuadrës.

Me dhjetëra tifozë brohoritën emrin e Manajt, duke dhuruar spektakël me flakadanë. Për t’i dhuruar mirëseardhjen sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë.

Edicionin e shkuar, 26-vjeçari shënoi 18 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Turqisë. Duke u shndërruar në liderin e Sivassporit dhe në një nga lojtarët më të dashur për tifozët.
Manaj vendos të qëndroj te Sivasspori, pritje madhështore për sulmuesin shqiptar.

https://x.com/oztspor0/status/1815320649931346190?s=46

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *