Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka gjetur golin e parë te skuadra e Barcelonës ‘B’.
Në takimin e kampionatit spanjoll, që skuadra e dytë po e luan ndaj Prat , Manaj gjeti golin e parë në ndeshje.
Për 23 vjeçarin, është ky takimi i dytë zyrtar në fanellën e Barcelonës ‘B’.
Por, në minutën e 45-të të këtij takimi, Manaj është ndëshkuar me karton direkt të kuq.
Gjithsesi, goli i sotëm do të jetë mundësi e mirë për të që në të ardhmen të luajë edhe në fanellën e parë të Barcelonës përkrah shumë yjeve botërore