Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj po vazhdon t’i bind drejtuesit e Barcelonës dhe trajnerin që nuk gabuan që e zgjodhën për të qenë pjesë e ekipit të parë.
24-vjeçari, realizoi një gol në stërvitje, ku shtangu portierin me një parabol fantastike, duke surprizuar lojtarët dhe drejtuesit e pranishëm në këtë seancë stërvitore.
Forma e mirë që po kalon, si dhe situata e vështirë që po kalon Barcelona, për sa i përket lojtarëve, mund të sjellin debutimin e Manajt, ditën e diel ndaj Sosiedadit në kampionat.
? Rey Manaj ⚽️ pic.twitter.com/yXhy5rHO8N
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 14, 2021