Skuadrat, Manchester United, Juventus, Milan dhe Inter kanë dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Evropiane, transmeton lajmi.net.
Edhe Shefi ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e UEFA-së.
Madje, edhe presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane, ECA, Andrea Agnelli, i cili njëherësh është edhe president i Juventusit, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Theksojmë se në mbledhjen e djeshme të ECA-së, Agnelli kishte munguar, dhe në vend të tij mbledhjen kishte kryesuar, Edwin Van der Saar.
? BREAKING ?
Manchester United have resigned from the ECA & Ed Woodward has stepped down from his role on the UEFA Professional Football Strategy Council. pic.twitter.com/vdhP1refjw
— Football Daily (@footballdaily) April 19, 2021