Manchester United ka shënuar fitore bindëse 4:1 ndaj Real Betisit në “Old Trafford”.
Kjo ndeshje ishte e para e fazës së 1/8 së finales të Ligës së Evropës.
Marcus Rashford kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë, para se Ayoze Perez të barazonte shifrat në të 32-tën.
Antony riktheu epërsinë e “Djajve të Kuq” në minutën e 52-të me një gol të bukur.
Bruno Fernandes shënoi me kokë në minutën e 58-të, kurse për epilogun e këtij takimi u përkujdes Ëeghorst që realizoi në minutën e 82-të.
Kësisoj, Manchester United do të shkojë më e qetë në Spanjë javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit.