Manchester United e pret sot West Hamin në kuadër të javës së parafundit në Premierligë.
Momentalisht, “Djajtë e Kuq” kanë 62 pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Leicester në vendin e katërt me një ndeshje më shumë.
Në xhiron e fundit, Manchester United do të përballet me Leicesterin, çka do të jetë ndeshje direkte për vendin e fundit që dërgon në Champions League.
Nëse Manchester United arrin dy barazime në dy ndeshjet e mbetura, arrin edhe matematikisht të sigurojë Champions Leaguen.
Pra, Manchester Unitedit i nevojiten dy pikë për Championsin, kurse tri pikë mund të mos i kryejnë punë, shkruan Sinjali.
Në rast se Manchesteri fiton sonte ndaj West Hamit dhe mposhtet nga Leicesteri, nuk e arrin Champions Leaguen. Kjo vlen edhe nëse mposhtet nga West Hami dhe fiton ndaj Leicesterit, por duhet që të mposhtet me rezultat më të thellë sesa që fiton.
Nëse fiton njërën nga ndeshjet me rezultat më të thellë, kurse mposhtet me rezultat më të butë, atëherë Man Utd e siguron Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Kujtojmë se në Premierligë nëse ka pikë të barabarta, shikohet goldallimi dhe goldallimi mes Manchester Unitedit dhe Leicesterit është i barabartë.